Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për ambicien e tij politike teksa u pyet nëse do të kandidojë për bashkinë e Tiranës.

“Së pari gjithë angazhimi im nuk ka të bëjë me asnjë pozicion politik, me asnjë lloj pozicionimi institucional apo pushteti, ka qenë konsistent në mënyrë të vazhdueshme që para zgjedhjeve të 25 prillit. Ishte e qartë që gjithë ato afera po përdoreshin për të deformuar vullnetin e qytetarëve siç ndodhi në 25 prill, për të deformuar institucionet e për të pasur këto tregues, që janë më negativet krahasuar me rajonin.
Nuk kam këtë lloj ambicie. Nuk është kjo ambicie që më motivon në këtë aksion politik. Ambicia ime është të rivendosim demokracinë”, tha Meta.

Artikulli paraprak“E VETMJA GARANCI”, META: ASNJË NDRYSHIM KUSHTETUES NUK DUHET BËRË PA REFERENDUM
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 7 SHTATOR 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT