Ambjentet e gjelberuara në Lezhë janë vënë në fokusin e punës së Bashkisë në këto ditë të nxehta vere.Ndërmarrja e gjelberimit është angazhuar prej ditesh në pastrimin e vegjitacionit në lulishte dhe varrezat publike të qytetit në Grykë Zezë dhe Gocaj.

Kjo ndërhyrje po realizohet në zbatim të detyrave të kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu thotë përgjegjesi i Ndërmarrjes së Gjelberimit Nikoll Lleshi, ku sipas tij është ndërmarrë një aksion i gjerë në këtë drejtim.

Në qytetin e Lezhës do të realizohen 12 shpime për sigurimin e ujit për vaditjen e bimësisë thotë përgjegjesi i Ndërmarrjes së Gjelberimit Nikoll Lleshi.

Krahas pastrimit dhe mirembajtjes së ambjenteve të gjelberta në Lezhë, po punohet edhe për zgjerimin e këtyre siperfaqeve që të jenë ambjente atraktive për qytetaret.

Artikulli paraprakQYTETARËT: TË LIROHET KORSIA E BIÇIKLETAVE
Artikulli tjetërQENTË SULMOJNË TË MOSHUARIN NË LEZHË