1 person mbeti i plagosur, pas përplasjes së një autoambulance me një automjet tip “Ford” në superstraden Lezhë-Laç.Aksidenti ndodhi rreth ores 7:00 të mëngjesit te së dieles, pranë kryqezimit të Shenkollit.

Përplasja ishte e fortë e për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i automjetit tip “Ford”. Ai u dërgua për ndihme mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mesohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Sipas të dhënave ne autoambalunacen e spitalit të Laçit nuk kishte pasagjer, ndërsa policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij aksidentit.

Artikulli paraprakKREMTOHET MESHA E SHENJTË E FESTËS SË PASHKËS ORTODOKSE
Artikulli tjetërPD HAP FUSHATËN ELEKTORALE NË LEZHË