Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare George H.W. Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara. Prej disa vitesh ai vuante nga parkinsoni vaskular, një sëmundje që i kufizoi lëvizjet fizike.

George H.W. Bush u shua vetëm disa muaj pas gruas së tij, pasi më 17 prill të këtij viti ndërroi jetë Barbara Bush në moshën 92-vjeçare.

Por kush ishte George H.W. Bush? Ai ishte veterani i fundit i Luftës së Dytë Botërore që shërbente si president dhe babai i Presidentit të 43-të amerikan, George W. Bush.

George Herbert Walker Bush lindi më 12 qershor 1924. Bush shpesh njihej si “George H W Bush”, “Bush 41”, “Bush Plaku”, apo “George Bush Sr.” për ta dalluar atë nga djali i tij, ish-presidenti George W. Bush.

Ai ka qenë drejtor i CIA-s, i dërguar i SHBA në Pekin, kongresmen republikan, nënpresident dhe më pas President nga viti 1989 deri në 1993, vetëm në një mandat, pasi e humbi garën për mandatin e dytë kundër ish-Presidentit Bill Clinton. George H.W. Bush pasoi në Shtëpinë e Bardhë Ronald Reagan.

Jo vetëm për diplomacinë në Luftën e Ftohtë dhe në kohën e rënies së Murit të Berlinit,

por George H. W. Bush do të mbetet në memorie për shqiptarët edhe për mesazhin e tij në 1992 për Sllobodan Millosheviç ku e paralajmëronte se në rast të një konflikti në Kosovë SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake sikur ndodhi.

Artikulli paraprakKULT – 30.11.2018
Artikulli tjetërRUAJTJA E MANDATEVE/ LËKUNDET OPOZITA, 3 DEPUTETË THYEJNË BOJKOTIN