Autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA mbetën të habitur kur kontrolluan një valixhe.

Një qen detektor i çoi ata të zbulojnë disa produkte të ndaluara.
Në valixhen që u përkiste dy udhëtarëve shqiptarë u gjetën mish i papërpunuar, kremviçe, presh, plënc dhe gështenja.

Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla.
Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë udhëtarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia.

Të gjithë gjërat e sekuestruara u shkatërruan.

Artikulli paraprakISH-BASHKËSHORTI U GJET I VDEKUR ME QESE NË KOKË, KËNGËTARJA KA DYSHIME PËR VDEKJEN
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET PËR VDEKJE 65-VJEÇARI, SHOQËROHET NË POLICI DREJTUESI I MJETIT