Amerikanët votojnë në zgjedhjet presidenciale
22:05 Mitingjet e fitores dy milje larg Të dy, Trump dhe Clinton do mbajnë këtë mbrëmje në Nju Jork të ashtuquajturat mitingjet e fitores. Gazetari i BBC ndodhet në Qendrën Javits në Manhattan, dhe sapo ka folur me menaxherin e fushatës së Clinton. Mitingu i Trump do të mbahet në më pak se dy milje larg kandidates demokrate në Midtown Hilton, dhe është vetëm për miqtë dhe mbështetës të fushatës Trump-Pence. Fushata e Barack Obama në vitin 2008 ishte më e gjata për aq sa mbahet mend dhe zgjati 632 ditë pasi senatori nga Ilinois deklaroi kandidaturën e tij në shkurt të 2007. Ndërkohë kanë kaluar 575 ditë që kur Hillary Clinton lajmëroi zyrtarisht kandidaturën e saj. Kandidatura e Donald Trump ka një moshë 510 ditëshe. 21: 24 Televizioni rus ndalon numërimin mbrapsht për zgjedhjet pas sulmeve online Televizioni shtetëror rus Rossiya 24 është vendosur në qendër të sulmeve në rrjetet sociale pasi vendosi një orë që numëronte mbarimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, raporton BBC. Numërimi mbrapsht vazhdoi për disa orë derisa disa përdorues të Facebook nisën të komentonin. “Nuk mund të imagjinoj një numërim mbrapsht në një television amerikan për zgjedhjet në Rusi”, shkruan gazetarja Elena Rokovtsea, një vëzhgyese e mediave në Moskë për Radion e financuar nga SHBA Liberty. 21:21 Po sikur Trump të mos pranojë humbjen? Kryebashkiaku i Nju Jork, Bill de Blasio, tha se zgjedhjet e sotme do të mbahen mend – por nuk do të suprizohej nëse Trump heziton të pranojë humbjen përballë Clinton. Deklarata e Z.de Blasio vjen pasi kandidati republikan tha gjatë debatit me demokraten muajin e kaluar se mund të mos e pranojë rezultatin. “Duke u nisur nga ato që ai ka thënë deri tani, nuk do të suprizohesha nëse ai heziton të pranojë rezultatet, edhe nëse ato janë shumë të qarta për Hillary. Mendoj se do të jetë shumë e vështirë emocionalisht për të të njohë humbjen. Nëse ai heziton, do të jetë diçka negative për të.” Gazetarja e BBC, Rajini Baidyanathan, është në Florida duke pyetur votuesit se kë kandidat preferojnë. Një video në Plazhin Jugor të Miami tregon disa njerëz në makinë që mbështesin Clinton. Ndërkohë një foto tregon një grup vajzash të cilat kanë ardhur nga Teksasi për të mbledhur vota për kandidaten demokrate. Ato thanë se kanë trokitur në 10 mijë dyer në Florida. Amerikanët po votojnë të martën në gjithë vendin në zgjedhjet presidenciale, pas një fushate të gjatë dhe të ashpër, pas apeleve të fundit për votuesit të kandidates demokrate Hillary Clinton dhe atij republikan, Donald Trump. Zonja Clinton i quajti zgjedhjet “sfida e kohës sonë”, ndërsa zoti Trump deklaroi se “sot është dita jonë e Pavarësisë”. Ata folën në orët e para të së martës, ndërsa dita e tyre e fundit e fushatës, shkoi përtej mesnatës. Tubimet, në Karolinën e Veriut për zonjën Clinton dhe në Miçigan për zotin Trump, po vazhdonin kur dolën rezultatet e para të votimeve nga Dita e Zgjedhjeve. Zonja Clinton mori shumicën e votave në qytetin e vogël Dixville Notch në shtetin New Hampshire, duke fituar ndaj zotit Trump me katër vota ndaj dy të tijave. Radhë të gjata votuesish prisnin në shtete si Virxhinia dhe Nju Jork, ndërsa hapeshin qendrat e votimit. Rezultatet nga 50 shtete dhe kryeqyteti Uashington, nuk do të shpallen deri pasi të mbyllen qendrat e votimit në secilin prej tyre. Në orën 8 të mbrëmjes, sipas kohës së Uashingtonit, qendrat e votimit do të jenë mbyllur në pjesën më të madhe të zonave lindore dhe qendrore të vendit, të cilat përfshijnë mbi gjysmën e 538 votave elektorale. Sondazhet e fundit para ditës së zgjedhjeve, tregonin se zonja Clinton kishte një epërsi prej 2-3 për qind ndaj zotit Trump. Dhjetra-miliona amerikanë përfituan nga mundësia për të votuar herët në shtetet e tyre