Ka nisur zbatimi i ligjit të amnistisë për të burgosur. Ashtu sikurse ishte parashikuar në aktin e miratuar nga Parlamenti në fund të dhjetorit të shkuar, zbatimi i amnistisë do të niste në mesin e muajit janar.
Janë 731 të burgosur në total që përfitojnë nga amnistia e iniciuar nga Ministria e Drejtësisë. Numri më i madh i të burgosurve që do të lirohen, janë nga burgu i Fierit, ku do të lirohen 150 të dënuar, ndërsa në burgun e Peqinit do të përfitojnë 131 persona, në atë të Lezhës 117 të dënuar si dhe 110 të tjerë në burgon e Rrogozhinës. Nga burgu “Ali Demi” në Tiranë do të përfitojnë 9 gra të burgosura, ndërsa në burgun 313 në tiranë do të lirohen 7 të burgosur, si dhe 4 të tjerë në burgun 302.