Përveç të dënuarve që përfitojnë lirim nga qelia apo ulje të dënimit nga Amnistia e qeverisë për fundvit, një tjetër kategori që preket nga ky vendim janë dhe personat nën hetim apo gjykim të cilet janë akuzuar për vepra penale që rrezikojnë dënim deri në dy vite burg.
Kjo është e parashikuar në në nenin 5 të projektligjit për Amnistinë ku është përcaktuar se pushohen ndjekjet penale për çështjet në hetime paraprake, për çështjet në proces shqyrtimi në seancë paraprake ose në proces shqyrtimi nga gjykatat në të gjitha nivelet,
si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe procedimi, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30.09.2019, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë.
Edhe në këtë kategori ka përjashtime, që kanë bëjnë me vepra e penale që konsiderohen nga Kodi Penal si tejet të rënda.
Kështu në draft është parashikuar që “nuk përfitojnë nga ky nen personat, që i janë shmangur ndjekjes penale apo procesit hetimor të kryer nga organi procedues deri në datën 30.09.2019 ose personat përsëritës të së njëjtës vepër penale”.
“Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë personat, të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion publik dhe janë subjekt i ligjit.
Gjithashtu është përcaktuar se nuk përfitojnë nga ky nen, personat, e akuzuar për një nga veprat penale që parashikon neni 59, i Kodit të Procedurës Penale, si i dëmtuar i akuzuar dhe që ka të drejtën e dëmshpërblimit”.
Kjo është amnistia e parë pas tre vitesh që aplikohet nga qeveria pasi hera e fundit hera e fundit që pati amnisti për të dënuarit ishte ne vitin 2016.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi një ditë më parë se amnistia parashikon lirimin e 28 grave dhe 4 të miturve si dhe për uljen e kohës së qëndrimit në qeli për 28 gra të tjera.