Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për shtyp foli mes të tjerash në lidhje me “Amnistinë Penale” e cila u miratua ditën e djeshme në Kuvend.
Ai u shpreh se ajo u arrit vetëm falë një marrëveshjeje mes opozitës dhe mazhorancës, e cila sipas tij u bë larg syve të publikut.
Alibeaj tha se ndërkohë që ditën e djeshme u amnistuan drejtorët e bashkisë dhe u ndëshkuan protestuesit, sot thirren protestuesit para bashkisë. Ai e ka quajtur këtë hap tallje me protestuesit.
“Parlamenti dje dha porcionin e tij në luftën kundër SPAK, duke dekurajuar hetuesit e BKH, prokurorët dhe gjyqtarët në punën e tyre. Kjo është e vërteta e asaj që nisi natën e mbaroi natën larg syve të publikut në një marrëveshje ogurzezë.
U thanë të pavërteta mbi atë që protestuesit përfitojnë.Dje u amnistuan drejtorët e bashkisë dhe u ndëshkuan protestuesit, sot thirren protestuesit para bashkisë. Kjo është tallja që bëhet me protestuesit”, tha ai.