Falja e detyrimeve të prapambetura të tarifes së shërbimeve publike të para vitit 2024 për të gjitha bizneset, familjaret dhe institucionet të cilat do të paguajnë taksat e tjera vendore për periudhen e kaluar dhe të këtij viti, ka përplasur institucionin e prefektit me Bashkinë e Lezhës.Kjo vendimarrje e Këshillit Bashkiak nuk është konfirmuar nga prefekti i qarkut Gjergj Prendi, duke rikthyer për rishqyrtim me pretendimin se nuk është e bazuar në ligj.Por këshilli nuk e mori në konsideratë, pasi vendimi ka hyrë në fuqi dhe i ka nisur efektet e tij.

I ashper në qëndrimin e tij ishte dhe Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, i cili paralajmeroi hetim administrativ për veprimet e institucionit të prefektit, ndërsa përfaqësuesja e opozitës Alfrida Marku tha se nuk jemi informuar në lidhje me shkresen e e prefektures në lidhje me këtë çështje.

Vendimi për faljen e tarifes së shërbimeve publike u mor me shumica votash nga Këshilli Bashkiak në fillim të muajit dhjetor, si një lehtësi fiskale që bizneset, familjaret dhe institucionet të paguajnë taksat e tjera vendore.

Artikulli paraprakSHKODËR, U KAP DUKE VJEDHUR NË NJË DYQAN, ARRESTOHET 61-VJEÇARI
Artikulli tjetërAKTIVITETI PËRMBYLLËS “NDËRMENDJE 2024”