Ditën e sotme parlamenti do të votojë projektligjin e amnistisë, i cili pritet tu japë lirinë më shumë se 700 personave, ndërsa do të përfitojnë pushimin e ndjekjes penale mbi 1000 të tjerë.

Deputetët mund të bëjnë sot ndryshime të tjera për të zgjeruar fashën e përfituesve, sikundërse ka ndodhur deri më tani, por me variantin e miratuar në komisionin e ligjeve, parashikohen dhjetëra vepra penale që përjashtohen nga amnistia. Shqiptarja.com sjell listën e veprave penale që nuk amnistohen këtë vit, sikundërse dhe kriteret e tjera ndaluese. Nuk përfitojnë personat që deri në 25 dhjetor 2016 nuk janë dënuar me vendim të formës së prerë, personat e dënuar më shumë se tre vjet, personat që janë nën gjykim, apo hetim për çështje që parashikohet dënim mbi 2 vjet, gratë mbi 55 vjeç dhe burra mbi 60 vjeç. Po ashtu, nuk amnistohen të miturit e dënuar për veprat: kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore; Goditjet për shkak të detyrës; Mbajtja pa të drejtë e uniformës. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat të cilët i janë shmangur drejtësisë, qofshin këta shtetas që i janë shmangur autoritetit të ndjekjes penale apo të dënuar që i janë shmangur ekzekutimit të vendimit të dhënë, deri në datën 25.12.2016. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti përsëritësit e së njëjtës vepër penale. Pavarësisht lehtësive të ligjit të amnistisë me qëllime humane, nuk do të amnistohen vepra të rënda, si: thirrja apo pjesëmarrja në luftë në shtete të huaja, i njohur si xhihadizëm, një pjesë e të dënuarve për kanabis (prodhimi dhe shitja në grup, më shumë se një herë, apo organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikut të narkotikëve). Shitblerja e votës, falsifikimi zgjedhor apo presioni për të marrë pjesë në mitingje, nuk do të amnistohen, duke i dhënë kështu opozitës plotësimin e një kërkese të saj. Varianti final i kufizimeve dhe përfitimeve miratohet sot në Kuvend nga deputetët dhe hyn në fuqi në janar.

Artikulli paraprakKONFISKOHEN 2.5 TON ORIZ PLASTIK NË DOGANË
Artikulli tjetër2016-a DHE KRIZA E REFUGJATËVE