Te tjera denoncime vijnë nga Bashkia Vau Dejës sa i takon rrjetit të amortizuar të energjisë elektrike. E njëjta situatë është edhe në fshatin Kosmac, ne Stajka, apo edhe në Malgushë.

Banorët shprehen të shqetesuar për këtë situatë e cila në sezonin e dimrit është edhe më e rëndë ku si rezultat I motit, banorët e këtyre zonave vuajnë mungesen e energjisë për orë të tëra.

Banorët hedhin akuza edhe për diferencime partiake të cilat janë prezentë në zonën e Melgushës, ku ende sot ka fatura aforfe dhe qytetarët detyrohen të pagujanë shuma të cilat I kalojnë 500 mijë lek të vjetra.

Thuajse banorët e të gjitha zonave të Bashkisë Vau Dejës kane ngritur shqetesimin e rrjetit të amortizuar të energjise elektrike, edhe pse ka disa kohë që banorët po I përgjigjen OSHEE duke shlyer faturat e energjise elektrike edhe pse nuk po marrin sherbimin e duhur.

Artikulli paraprakM.MADHE, ZONA QË KËRKON ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE
Artikulli tjetërSHKODËR, SHTOHEN HAPËSIRAT E GJELBËRTA