Amortizimi i rrugës “Komani” në qytetin e Shkodrës, sjell vështirësi për banorët. Kryesisht më problem është për të moshuarit të cilët lëvizin në këtë segment rrugor. Një situatë e tillë vijon të jetë prezente prej kohësh. Pavarësisht kërkesave ndaj institucioneve, banorët thonë se deri më tani kanë marrë vetëm premtime gjatë fushtave elektorale që nuk janë realizuar. Ndërhyrja për rikonstruksionin e segmentit “Komani” është shumë e nevojshme, thonë ata.
Situata rëndohet më shumë në stinën e dimrit kur rruga mbushet me ujë dhe bëhet thuajse e pakalueshme. Për të shmangur një situatë të tillë, institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë sa më parë në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e banorëve të zonës në këtë rrugën “Komani”.