Kryetari i Partisë Demokratike Shkodër, Xhevdet Amuli, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook akuzoi Kryeministrin Rama se ky i fundit kërkon që ta kthejë Shkodrën në një njësi administrative. Në shkrimin e tij, Amuli përmendi edhe shpërnguljen e Drejtorisë Rajonale të Mjedisit nga Shkodra në Lezhë duke e konsideruar këtë veprim si lajthitjen e rradhës të Kryeministrit Rama. Historia po përsëritet shkruan kryetari i PD Shkodër, qëllimi i vetëm i Edi Ramës është denigrimi i qytetit të Shkodrës dhe heqja nga territori i saj të cilin nuk e kontrollon dot, të gjitha pushtetet e qeverisë së tij kriminale por fundin do e ketë nga vetë Shkodra ashtu siç ka ndodhur dhe me parë thotë ai.
POSTIMI I PLOTË
Edi Rama kërkon ta kthejë kryeqendrën e veriut të Shqipërisë në një njësi administrative.
Të dashur bashkëqytetarë, ditën e djeshme jemi njohur me marrëzinë dhe lajthitjen e rradhës së pushtetit të Edi Ramës, duke transferuar Drejtorinë Rajonale të Mjedisit nga Shkodra në Lezhë.
Kjo lëvizje është vazhdimi i spostimit të disa drejtorive të rëndësishme si ajo e Arsimit, Arkivave Bordit të Kullimit etj,me qëllimin e vetëm denigrimin e qytetit të Shkodrës dhe heqjen nga territori i saj të cilin nuk e kontrollon dot, të të gjitha pushteteve të qeverisë së tij kriminale dhe zhvendosjen e tyre në një zonë që ai e menaxhon më me lehtësi.
Historia përsëritet, ashtu si etërit e tij komunist që e quanin Shkodrën qytetin reaksionar dhe me këtë pretekst e persekutonin, ashtu edhe Edi Rama synon me çdo kusht uljen dhe denigrimin e Shkodrës. Por jo, ashtu si regjimit të etërve të tij i erdhi fundi pikërisht nga Shkodra dhe shkodranët,edhe Edi Ramës dhe kusarëve të tij fundi do t’ju vijë përsëri nga Shkodra.