Partia Demokratike në Shkodër mori 5 mandate për këshillin bashkiak duke qenë forcë e katërt. Ky numër për kryetarin e PD të Shkodrës Xhevdet Amuli nuk është brenda pritshmërive por sipas tij gara e pabarabartë solli këtë rezultat.

Amuli mohon zërat se PD zyrtare mund të ketë votuar për kandidatin e majtë Benet Beci i cili fitoi zgjedhjet përballë kryebashkiakut aktual Bardh Spahia që kandidoi për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

I pyetur nëse dega e PD Shkodër mbështet Lulzim Bashën nëse ky i fundit vendos të rikthehet në krye të PD, Amuli thotë se demokratët shkodran do mbështesin këdo që do fitojë zgjedhjet brenda partisë.

Partia Demokratike zyrtare do vijojë aktivitetin e saj politik. Këto ditë do shërbejnë për riorganizimin e kësaj force politike deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Artikulli paraprakKORSITË E BIÇIKLETAVE, PUNIMET VENDNUMËRO
Artikulli tjetërPANAIRI “ARTE DHE ZEJE” NË LEZHË