Zgjerohet harta e permbytjeve ne Anen e Malit. Kryetari i kesaj njesie administrative Arben Ceni thote se jane 200 hektar toke bujqesore nen uje .
Ai apelon qe te kete nje shkarkim te kontrolluar nga hidrocentralet e aq me teper kerkon qe te kete informacion lidhur me shkarkimet ne menyre qe ai dhe banoret te jene te paralajmeruar per cdo situate Arben Ceni kujtoi se Ana e Malit eshte zona me e demtuar nga permbytjet , ndersa jane 200 familje qe edhe pse me VKM figurojne ne emrat e te demshperblimeve nga permbytjet e vitit 2010-2011 ato para nuk i jane shperndare perfituesve çka kryetari Ceni e konsideroi nje skandal .
Nese rreshjet e shiut rifillojne dhe shkarkimet nga hidrocentralet vazhdojne me keto ritme atehere ne Anen e Malit pervec tokave bujqesore mund te perfshihen nga uji dhe banesat.