Reshjet e shiut dhe era e fortë e këtyre ditëve kur moti është përkeqësuar ka sjellë probleme sa i përket mungesës së energjisë elektrike edhe në njësinë Ana e Malit. Është administratori i kësaj njësie Arben Ceni ai i cili tregon se herë pas here ka shkëputje të energjisë elektrike dhe fshatrat e asaj njësia qëndrojnë me orë të gjata në errësirë. Administratori Ceni kërkon që OSHEE të marrë masat e duhura në mënyrë që të sigurohet furnizimi me energji elektrike 24 orë në Anën e Malit….

Sa i përket rrezikut nga përmbytjet deri më tani situata në njësinë Ana e Malit paraqitet e qetë ndërsa janë nën ujë rreth 200 hektar tokë në lagjen Goricë të Muriqanit. Ditët në vijim pritet një përmirësim i kushteve atmosferike gjë e cila largon edhe më shumë rrezikun të paktën për momentin për përmbytjet në Anën e Malit.

Artikulli paraprakTURISTËT NGELIN TË BLLOKUAR NË MES TË RRUGËS , DËBORA “MBËRTHEN” MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITË E PIKTORES SHQIPTARE NGA MALI I ZI (VIDEO)