Ish kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me fermerët e njësisë Ana e Malit në Shkodër. Berisha tha se qeveria ka braktisur fermerët.
Ndërkohë kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë Shkodër Bardh Spahia kërkoi mbështetjen e fermerëve të Anës së Malit duke premtuar zgjidhjen e problemeve të tyre në të ardhmen.
Më pas takimi në njësinë Ana e Malit vijoi si një bashkëbisedim mes fermerëve dhe ish kryeministrit Berisha.