Ky është Fejzi Sakti, një fermer në lagjen Kurtaliaj të njësisë Ana e Malit i cili ka prezencë uji në katin e parë të banesës së tij. 57 vjeçari thotë se uji e dëmton shtëpinë.

Të mbjellat që ka fermeri Sakti dëmtohen gjithashtu ndjeshëm, kryesisht shegë, kumbull dhe lajthi duke i shkaktuar një dëm prej rreth 4 milion lekë të vjetër momentalisht.

Në vitin 2018 kur dëmet ishin edhe më të mëdha nga përmbytjet, fermeri Sakti thotë se nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim edhe pse vlerësimet janë bërë. Edhe kësaj here kërkesa është e njëjtë që shteti t’i dëmshpërblejë.

Në këtë situatë ndodhen pjesa më e madhe e fermerëve në njësinë Ana e Malit të cilët po përballen me dëme të konsiderueshme në tokat e tyre bujqësore të shkaktuara nga përmbytja.

Artikulli paraprakPËRMBYTJA, NJËSIA ANA E MALIT 22 DITË NË UJË
Artikulli tjetërAMBASADORËT E HUAJ: LARGONI KRIMINELËT NGA LISTAT