Dëbora e rënë në ditët e fundit mund të rezultoj fatale për banorët e Nënshkodrës, të cilët janë të rrezikuar për shkak të përmbytjeve.

Ana e Malit është Njësia Administrative që tradicionalisht përmbytet, përderisa rreziku potencial për përmbytje edhe këtë vit vazhdon të jetë. Banorët e kësaj zone janë të frikësuar për atë që mund të pasojë, përderisa kërkojnë edhe nga ana e instancave shtetërore një vëmendje më të madhe.

Sipas tyre, duhet patur kujdes me shkarkimet në hidrocentrale, pasi në këtë mënyrë Ana e Malit është përmbytur me rrezikshmëri të lartë.

Ana e Malit është një ndër njësitë administrative më të prekura përsa u përket përmbytjeve.

Çdo vit një pjesë e madhe e tokave mbulohen nga uji, përderisa më të rrezikshme rezultojnë të jetë në vitet 2010-2011, ku një pjesë e madhe e territorit, jo vetëm në këtë zonë u mbulua nga uji.

Dëbora e ditëve të fundit mund të paraqes probleme të theksuara në vazhdim me rritjen e temperaturave, nga ku i gjithë uji i veriut të Shqipërisë shkarkohet përmes njësive administrative të Shkodrës, në detin Adriatik.

Artikulli paraprakGODITET GRUPI I TRAFIKUT TË DROGËS, 12 TË ARRESTUAR: SEKUESTROHEN MAKINAT LUKSOZE
Artikulli tjetër“LIRIA”, MES TË ACARIT DHE VARFËRISË