Kjo është shkolla 9-vjecare e Obotit të cilën e kanë mbuluar ferrat.

Ajo qëndron e mbyllur pasi nuk frekuentohet nga asnjë nxënës. Pjesa e mbetur e tyre janë grupuar në disa ambjente të gjimnazit të Oblikës.Emigrimi i familjeve në njësinë administrative Ana e Malit ka sjellë reduktimin e numrit të nxënësve në shkollat e kësaj zone. Këtë fakt e pohon më së miri kreu i kësaj njësie administrative Arben Ceni sipas të cilit cdo ditë ka largime nga fshatrat e kësaj njësie.

Për kreun e kësaj njësie administrative qeveria duhet të rikthejë shpresën për të ndalur fenomenin e azilkërkuesve

Mbyllja e shkollave nuk ka prekur vetëm zonat e thella por edhe shumë zona periferike të tjera, kjo si rezultat i largimit të nxënësve jashtë vendit, por edhe për numrin e ulët të shtimit të popullsisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRMBYLLET MUAJI KUNDËR KANCERIT TË GJIRIT
Artikulli tjetërBASKET FEMRA, VLLAZNIA PËRFORCOHET ME DY LOJTARE