Në njësinë Ana e Malit uji sipas administratorit Arben Ceni është rritur të paktën me 15 centimetër duke bërë që situata të përkeqësohet. Rritja e nivelit të ujit shprehet administratori Ceni ka sjellë vështirësi për banorët e moshuar atje.

Ndërkohë harta e përmbytjes është zgjeruar përveç Obotit edhe në Muriqan dhe fshatra të tjerë të njësisë Ana e Malit.Administratori Ceni thotë se janë marrë masat për evakuime në rast se janë e nevojshme por banorët nuk pranojnë t’i lënë banesat, tokat dhe bagëtitë që kanë.

Në rast se do ketë prurje të ujit atëherë rruga e Obotit në Anën e Malit mund të bllokohet plotësisht duke detyruar që lëvizja aty të bëhet vetëm me mjetet lundruese të ushtrisë.

 

Artikulli paraprakZGJEROHET HARTA E PËRMBYTJEVE, RREZIKOHEN 20 SHTËPI
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, BANORI: I THASHË DJALIT TË EMIGROJË