Administratori i njësisë Ana e Malit Arben Ceni tregon se sipërfaqja e tokës së përmbytur po shtohet si shkak i shkarkimit të ujit nga hidrocentralet. Deri më tani banorët e përmbytur nuk kanë asnjë lloj ndihme nga institucionet e qeverisë shprehet administratori Ceni.

Administratori i Anës së Malit kërkon nga qeveria shpalljen e gjendjes së emergjencës të pjesshme në mënyrë që më pas banorët të marrin dëmshpërblimet pasi uji të largohet.

Gjatë gjithë kohës administratori Ceni bashkë me banorët informojnë institucionet mbi këtë situatë të përkeqësuar në njësinë Ana e Malit, përmbytje që këtë radhë sipas tyre erdhi në vetëm pak orë duke pretenduar se është uji që shkarkojnë hidrocentralet.

 

Artikulli paraprak“NË PS U VENDOS MODELI ENVERIST, S’KA MË ZGJEDHJE”, BERISHA: T’U RIKTHEJMË BASHKITË QYTETARËVE. SEKTI I RILINDJES, ANTISHQIPTAR
Artikulli tjetërAKSIDENTET NË VIJAT E BARDHA, KËMBËSORËT TË FRIKËSUAR