Policia kufitare godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, ku ka sekuestruar rreth 1 kg lëndë kanabis sativa dhe arrestuar në flagrancë një shtetas.

Në pranga ka rënë shtetasi Ilikri Mile , 25 vjeç , banues në fshatin Krutje, Lushnjë. Arrestimi i tij u bë pasi nga patrulla e kufirit të SPKM Shkodër në vendin e quajtur Shtuf, Njësia Administrative Ana e Malit, Shkodër, është konstatuar duke lëvizur në rrugën e fshatit Shtuf në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ku është bërë ndalimi dhe kapja e shtetasit Ilikri Mile, ku pas kontrollit të bërë në çantën që posedonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako e mbështjellë me letër natriban, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar kanabis sativa, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1 kg. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë”.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI NË SHKOLLËN “OSO KUKA”
Artikulli tjetërCUNGU: JAM I KËNAQUR ME LOJËN E BËRË