Njësia Ana e Malit nuk njeh përmirësim të situatës së krijuar nga përmbytjet. Mbrëmjen e kaluar, niveli I ujit në fshatin Obot u rrit me 40 cm si shkak I shkarkimeve nga hidrocentralet. Administratori I kësaj njësie Arben Ceni bëri të ditur se situata e krijuar ështe mjaft serioze.
Administratori Ceni bëri të ditur se situata mund të përkeqësohet nëse nuk kontrollohen shkarkimet në hidrocentrale.
Ndërkohë, një nga problematikat më të mëdha mbetet sigurimi I bazës ushqimore për gjënë e gjallë bën të ditur administratori.
Deri më tani, në këtë njësi janë më shumë se 950 hektarë tokë bujqëosre e përmbytur, rreth 200 hektarë më shumë se një ditë më parë.