Vështirësitë për ushqimin e bagëtive kanë bërë që në njësinë Ana e Malit pas kërkesave të shumta Ministria e Bujqësisë të sjellë 15 ton ushqim për bagëtitë. Shpërndarja u bë për fermerët e zonës sipas numrit të krerëve të bagëtive. Një prej fermerëve, Ylber Nasa thotë se sasia e ushqimit të sjellë për bagëtitë është e pamjaftueshme.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Hilmi Lakti shprehet se nevojat për fermerët në zonat e përmbytura janë për 300 ton koncentrat.

Drejtori i bujqësisë në bashkinë Shkodër Alban Sekja shprehet se nevoja për furnizimin me ushqim për bagtitë është edhe për njësitë e tjera administrative që janë të përmbytura.

Banorët e zonave të përmbytura janë në pritje edhe të furnizimeve të tjera me ushqim për bagëtitë duke qenë se ndodhen në një situatë të vështirë.

Artikulli paraprakPD SHKODËR, ZGJIDHET KRYETARJA E GRUAS NË ZAZ 5
Artikulli tjetërSHIRQ, 300 SHTËPI U RREZIKUAN NGA ARGJINATURA QË U ÇA