Njesia administrative Ana e Malit eshte nje nder zonat me problematike sa i takon menaxhimit te mbetjeve urbane.
Administratori i njesise administrative Arben Ceni thote se me ne fund eshte kontratuar nje firme pastrimi, e cila do mbledhe mbeturinat me nje frekuence 2 here ne jave.
Ndersa ne nisje te ketij muaji do kete nje fushate pastrimi nga vete administrata e njesise per te dhene shembullin pozitiv tek komuniteti. Ne kete zone fare prane Shkodres mbetjet urbane kane rezultuar nje sfide me vete.
Teksa aksi Shkoder-Muriqan konsiderohet nje nyje e rendesishme e cila bashkon vendin tone me vendet e Bashkimit Evropian , nje segment i cili ka nevoje per mirembajtje pasi cdo dite pershkohet nga dhjetra tursite.