Për një tjetër xhami është vendosur gurëthemeli i ndërtimit të saj.
Kësaj radhe myftinia e Shkodrës inaguroi fillimin e punimeve në fshatin Shtuf të njësisë administrative Ana e Malit për ndërtimin e një xhamie të re. Toka ku do të ndërtohet xhamia në fshatin Shtuf të Anës së Malit u dhuruar nga Arif Hoxha, një banor i asaj zone. Gjatë këtij muaji të madhërueshëm të Ramazanit myftinia ka ndërmarrë iniciativë për ndërtimin e xhamive të reja.