Autorja e librave për fëmijë Ana Tisi vendosi që të dhurojë disa prej botimeve të saj për bibliotekën e qytetit “Marin Barleti”. Këto libra tashmë të Ana Tisit do të jenë në fondin e fëmijëve në bibliotekën publike për të gjithë fëmijët që dëshirojnë t’i lexojnë. Vetë autorja tregon se duhet të gjejmë mënyrat për të qenë sa më afër të vegjëlve me librin sepse sfidat si shkak i teknologjisë dhe problemeve të tjera sociale janë të mëdha në ditët e sotme.

Drejtorja e bibliotekës “Marin Barleti”, Ledia Dushi u shpreh se po i kushtohet një pjesë e rëndësishme fëmijëve në mënyrë që në të ardhmen të kemi breza sa më të denjë për shoqërinë.

Në këtë takim me disa prej fëmijëve të qytetit të Shkodrës, autorja Ana Tisi lexoi disa prej përrallave të saj shoqëruar me ilustrimet të cilat janë tërheqëse për të vegjlit.

Artikulli paraprakSALI BERISHA NJOFTON PROTESTË RRETH KUVENDIT DITËN KUR MIRATOHET PR/BUXHETI 2025
Artikulli tjetërQYTETARËT: NGROHJA ME DRU MË E KUSHTUESHME