Ëndrra e shkodranëve për titullin kampion të Vllaznisë pas shumë vitesh u shua mbrëmjen e së dielës, kur ajo barazoi me Egnatian dhe nuk mundi të shkonte në finale, për shkak të renditjes më të dobët në kampionat. Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë, Luan Zmijani, në një intervistë për “Star Plus”, dha mendimin e tij për atë që kuqeblutë treguan këtë sezon. Edhe pse nuk u menaxhua mirë situata për të qenë në finalen e titullit, sipas tij, ky sezon nuk mund të quhet i pasuksesshëm për Vllazninë.

Zmijani jep këshillat e tij për Vllazninë e sezonit të ri, teksa shprehet se klubi duhet të afrojë futbollistë që bëjnë diferencën.

Eleminimi i Vllaznisë ka lënë shije të hidhur te tifozët shkodranë, teksa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm.

Artikulli paraprakMBAHET LEKSION I HAPUR NGA PRF GIOVANNI MESSINA
Artikulli tjetërELIMINIMI I VLLAZNISË NË FOKUS TË “STAR SPORT”