Auditimi i marrëveshjeve koncesionare, parternitetet publik privat dhe performance e borxhit publik do të jenë në fokus të punës për këtë vit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

E deklaroi kreu i këtij institucioni në prezantimin e analizës 1 vjeçare të KLSh-së që po zhvillohet në Muzeun Kombëtar paraditen e sotme Bujar Leskaj: “Fokusi për këtë vit është përqëndrimi i auditimit të performancës kryesisht në marrëveshjet koncesionare në partneritet publik privat dhe në performancën e borxhit publik me synim shëndoshjen e financave publike dhe uljen e rrisqeve fiskale të vendit. Në çdo auditim tonin do përpiqemi të mos politizohemi apo të na politizojnë në veprimtarinë tonë. Leskaj: Zytaret e larte te denoncuar per korrupsion nuk largohen nga puna Leskaj shprehu shqetësimin se nuk zbatohen rekomandimet e KLSH-së për largimin nga detyra të zyrtarëve të lartë Bujar Leskaj: “Shqetësim kryesor për ne është niveli i ulët i zbatueshmërisë së masave të kërkuara nga KLSH për largimin nga detyra për zyrtarë të lartë të shtetit të denonuar si të korruptuar apo abuzues me detyrën e shtetit dhe për këtë do të paraqesim listën e zyrtarëve të lartë që ende mbahen në administratën shtetërore pranë komisioneve të kuvendit” Sipas KLSH-së “Dëmi i zbuluar gjatë 2012-2015 ishte 8 herë më i madh se ai 2008-2011. 428 mln euro janë rekomanduar për zhdëmtim” Lllalla: Fal punës së KLSH u arrestua ish-ministri Ksera, jini me agresive Llalla: Prokuroria e konsideron KLSH si një partner. Në përfundim të auditeve KLSH ka bërë kallëzime, shumë prej tyre janë kthyer në akuza penale. Fal punës së KLSH, në baze të auditeve rezultoi që ish-ministri Ksera kishte kryer vepra penale dhe për këtë arsye u arrestua. Prokuroria vlerëson pyunën e KLSH. Kjo tregon se askush nuk është i paprekshëm. Prokuroria ka për detyrë të dërgojë përpara gjykatës zyrtarë të korruptuar. Prokuroria mbështet cdo iniciativë të kontrolleve të KLSH. Ju inkurajojmë të jini më agresim në zbulimin e aferave financiare në administratën shtetërore dhe ne do të jemi aleatët tuaj në luftën kundër korrupsionit. Manjani: Do t’i ofrojmë Prokurorisë dhe KLSH që të hetojë korrupsionin e qeverisë Manjani: Burgu nuk është zgjidhje. Ne kemi më shumë persona të arrestuar sesa të dënuar. Kjo nuk është sukses i drejtësisë penale. Por ka një zgjidhje që qeveria shqiptare, por edhe Parlamenti në mënyrë konsensuale shumë shpejt do ti ofrojë Prokurorisë Shqiptare, KLSH dhe kujdo denoncuesi tjetër të pavarur që të hetojë krimin e organizuar dhe në mënyrë të veçantë korrupsionin e qeverisë. Ne do ta bëjmë këtë, do ta bëjmë që përfundimet e KLSH dhe jo vetëm të jenë të hetueshme, qoftë dhe pa emera. Nuk ka nevojë për kallëzime. Do ta bëjmë në mënyrë konsensuale që nesër askush mos ketë fytyrë që të thotë po ma bëjnë politikisht. Do ta bëjmë sic e ka bërë Rumania, Koracia ne të marrim modelet e tyre dhe ti korrigjojmë gabimet. Sejko: Puna e KLSH përmirëson qeverisjen në institucione Guvernatori i BSH, Gent Sejko vlerësoi punën e KLSH. Sipas Sejkos puna që bën ky institucion perfeksionon më tej qeverisjen. Sejko: Përdorimi me efiktivitet i fondeve konform ligjeve, komunikimi i vazhdueshëm i publikut janë orjentimet kryesore të KLSH. Dëshiroj të them se roli i KLSH është i rëndësishëm dhe çështjet e ngritura prej tij duhen analizuar me kujdes. Si trejtues i BSH dua të theksoj se bashkëpunimi jonë, mes dyinstitucioneve ka qenë i frytshëm. Jemi përpjekur që përfundimet të jënë sa më të dobishme. Bazuar edhe në eksperiencën e kohës ky kombinim bën thelbin e punës. Auditimi nga ana e KLSH perfeksionon qeverisjen e mëtejshëm, KLSH ndikon në inditefikimin e problemeve të ndryshme. KLSH do të vazhdojë të jetë në lartësinë e detyrës dhe do të përmbushë misionin e tij në përmirësimin e qeverisjes së institucioneve.

Artikulli paraprakPROMOVOHET MONOGRAFIA “NËNTORI I BARDHË”
Artikulli tjetërSHKODER, AKSIDENTOHEN 3 AUTOMJETE NE UNAZEN PERENDIMORE