Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, i pranishëm ne analizën vjetore të Prokurorisë së Apelit Shkodër e ka nisur fjalën e tij me një vlerësim për këtë institucion në lidhje zbardhjen e çeshtjes në kohë rekord të dy turistëve Çekë.

Kreu i prokurorisë u shpreh se zbardhja e kësaj çeshtjejej ishte jo vetëm një përgjegjësi ligjore, por edhe një detyrim moral. Ndërsa përsa i perket analizës së vitit që lamë pas kryeprokurori Llalla vuri në dukje ndarjen jo te drejtë të ngarkesës së punës për të gjitha prokuroritë duke pohuar se gjatë këtij viti prokuroritë e Shkodrës dhe Lezhës jane përballur me një volum te madh te pune si rezultat i numrit të larte të procedimeve te pezulluara ose te mosfilluara. Nderkohe prokurori Llalla vuri ne dukje edhe problematikat kryesore siç jane ceshtjet per falsifikimin e dokumentave te pronesise, veprat penale te demtimit te pyjeve dhe hetimi per veprimtarite e kundraligjshme te punonjesve te pikave doganore Nderkohe kreu i Prokurorisë kërkoj bashkepunim me policine per zbarrdhjen e plote te ngjarjeve. Ndërkohe, pervec Prokurorise se Apelit Shkoder gjate kesaj analize te pranishem ishin kreret e Prokurorise se Pukes, Kukesit, Tropojes dhe Lezhes.

Artikulli paraprakPAKETA FISKALE PARA KËSHILLTARËVE TË BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetërKANABIS –ISIS, LLALLA: HAMËNDJE MEDIATIKE