Në drejtimin e Vllaznisë prej janarit 2016, Armando Cungu është dorëzuar. Është ankuar gjithnjë, për organizimin, financat e merkaton, por nuk ka parë ndryshim dhe starti mediokër i sezonit e ka bërë të kuptojë se nuk ia vlen të vazhdojë më.
Një dorëheqje e pranuar edhe nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, në një marrëdhenie “xhentëllmenësh”, duke pranuar edhe gabimet e bere gajte pothuaj dy vitesh. Janari i 2016-ës, i pa si një moment kthese për kuqeblute, të cilet ndodheshin ne vendin e 7-të tabelës se klasifikimit me shpresën për të parë më lart në tabelen e renditjes. Koha e merkatos dhe nisën edhe afrimet në skuadër, por më kot, gjithçka dështoi dhe serish tek Vllaznia, shfaqeshin të njëjta probleme, ankesa ndaj futbollistëve, edhe pse një pjese e atyre që u larguan nga Vllaznia, bënë punë atje ku shkuan.
Garanci financiare, mbeshtetje, edhe atëhere, kur nuk ishte mundësia, të gjitha këto për një emer, për një fanellë, e cila ne fundin e sezonit të kaluar, u përpëlit të binte edhe nga kategoria, duke mbyllur nje sezon të shëmtuar, dhe të frikëshëm për të ardhmen e Vllaznisë. Askush nuk mbajti përgjegjësi, për atë cfarë ndodhi një vit më parë, një sezon i dështuar, pavarësisht disa ndeshjeve pozitive që dhanë në fushën e lojës futbollistët shkodranë. Një doreheqje e domosdoshme, is për të justifikuar pagat milionëshe të stafit drejtues të ekipit, ku vetëm trajneri ka qënë një nga më të paguarit në superligën shqiptare me 4 milion lek në dorë për të mos folur për zv/trjanerin dhe trajnerin e portierëve.
Megjithatë, të gjithë këto nuk u panë asnjeherë nga tifozeria shkodrane dhe opinion sportiv, nisur edhe nga vonesat dhe burukracitë që shpesh herë vendosen në veshtire edhe stafin teknik. Ky sezon, u nis me shpresë, por duke dështuar pa nisur mirë, ku në 6 javë Vllaznia numëron vetem një fitore, ndërkohe që rezultatet e ndeshjeve të tjera, lënë shumë për të dëshiruar. Ishte momenti që dikush të mbante mbi supe, pashën e kësaj fanelle, të rezultateve që e kanë degdisur Vllazninë në fund të tabeles se klasifikimit. Ky qytet ka nevoje për rezultate konkrete, dhe jo për shfajësime boshe, për të mbrojtur lëkurën. Ky qytet, jeton me Vllazninë dhe si e tillë, shkodranët duan punë dhe jo fjalë.