Situata tek KF Vllaznia ka mbledhur ne nje analize te gjithe stafin e saj. Te pranishem jane stafi teknik dhe drejtuesit me te larte te klubit si dhe presidentja e klubit Voltana Ademi.
Ne kete analize pritet te diskutohet gjate ecuria e skuadres dhe javet e mbetura te kampionatit. Situata tek Vllaznia eshte kritike pasi ajo ndodhet ne vendin e parafundit ne renditje dhe ne kete pozicion eshte e rene nga ketegoria.
Dy humbje rradhazi te Vllaznise , njera ne Durres me kundershtarin e drejtperdrejte per mbijetesen ne Kategorine Superiore, Teuten, dhe tjetra me Luftetarin ne fushen e “Loro Boricit” kane bere e Vllaznia te rrezikoje seriozisht renien nga kategoria.