Ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni dhe ambasadori zvicerian Christoph Graff janë ndalur edhe në një takim të tjetër në Reç të Malësisë së Madhe aty ku po zhvillohej një panair në ditën e agrikulturës për parkun e Shkrelit.

Tryeza me drejtues të bashkive u zhvillua për një analizë të planeve vendore e organizuar nga program DLDP që mbështet përmes qeverisë zviceriane planet vendore të Matit, Malësisë së Madhe dhe Tropojës. Ministrja Gjermeni tha se këto plane që kanë munguar implementojnë plotësisht reformën territoriale. Nga ana e tij ambasadori zvicerian bëri të ditur se do të shtojë në listën e bashkive për mbështetjen në planin vendor edhe dy njësi të tjera, atë të Vau Dejësit dhe Klosit. “Shqipëria ka potenciale që mund t’i shfrytëzojë për zhvillimin e vendit dhe kjo mund të bëhet edhe përmes reformës territoriale. Si rezultat i strukturimit të ri territorial duhet të administroni territore me komplekse por shanset për zhvillim janë më të larta. Një tjetër reformë e rëndësishme është transferimi i kopetencave për pushtetin vendor që ndihmon në zhvillimin social-ekonomik. Fokusi i Zvicrës mbështetet në zonat rurale dhe malore ku potencialet janë ndoshta më të vogla. Përveç Matit, Tropojës dhe Malësisë së Madhe ju njoftoj se do mbështesim edhe planet vendore të Vau Dejësit dhe bashkisë Klos”. Në tryezën e përbashkët merrnin pjesë edhe kryetarët e bashkive Shkodër, Vau Dejës, Malësi e Madhe dhe Lezhë bashkë me aktorë të tjerë të pushtetit vendor duke u njohur me sfidat dhe planet vendore që janë në hartim e sipër.

Artikulli paraprakMBETURINAT “LULËZOJNË” NË QENDËR TË SHTOJIT TË RI
Artikulli tjetërKUSHTETUESJA, “NGRIN” LIGJIN E VETTINGUT