FITUAM GJITHÇKA, RONALDO ËSHTË I FAVORIZUAR PËR “TOPIN E ARTË”.Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se viti që po lëmë pas ka qenë i madrilenëve. Reali i Madridit fitoi Champions League, Kupën e Mbretit, Super Kupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.
“Në 2014 nisëm një cikël që mund të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e Realit të Madridit.La Decima ishte kurorëzimi i një ëndrre, kur e fituam isha i lumtur pasi ishte një objektiv i arritur falë punës së të gjithëve. Ishte një motivim i jashtëzakonshëm. Merituam edhe trofetë e tjerë që fituam dhe mendoj që nëse vazhdojmë me këtë ritëm që kemi nisur edhe edicionin e ri, do të përsërisim sërish suksesin” deklaroi Anceloti.Aktualisht Reali është në vendin e parë në kampionatin spanjoll, teksa këtë edicion ka arritur 22 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet, 2 më pak se rekordi botëror, ndërsa Ronaldo po kalon një formë shumë të mirë.Portugezi ka shënuar 25 gola duke ecur me një ritëm të jashtëzakonshëm që premton thyerjen e rekordit të Mesit me 60 gola në kampionat brenda një edicioni. Trofeu i radhës për madrilenët pritet në muajin Janar, teksa Ronaldo është i favorizuar për “Topin e Artë”.