Rama ka mirëpritur një mik special në Kryeministri, trajnerin e njohur italian Carlo Ancelotti.

Aktualisht trajner i Bayernit të Mynihut, legjenda italiane është mjaft e njohur dhe gëzon popullaritet në të gjithë botën për atë që ka dhënë për futbollin jo vetëm me Milanin në vendlindjen e tij, por edhe me PSG në Francë, Çelsin në Angli, Realin e Madridit në Spanjë dhe së fundmi me kampionët e Gjermanisë Bayern Munchen. Ancelotti gjatë prezantimit të librit të tij “Lidershipi i urtë” ka folur për hapat e parë të karrierës së tij, marrëdhënien me Sakin, eksperiencat në shumë vende të Europës si trajner, marrëdhëniet me yjet si Ronaldo, Ibrahimovic dhe Zidane, por edhe për paraqitjen e Shqipërisë në Kampionatin e Europian dhe në vazhdim. pashë shumë mirë në këtë Euro 2016 por edhe në grupet eliminatore. Gjërat e bukura të futbollit ndodhin nga skuadrat e vogla si Shqipëria e Islanda, që sollën në Europë një entuziazëm të madh. Gjatë një seminari të zhvilluar në UEFA vura re se të gjithë ishin të surprizuar nga ecuria e skuadrave të vogla. Kjo është bukuria e futbollit. Madje dhe fakti që fitoi Portugalia. Arrigo Saki më peshkoi. Nga Saki kam mësuar shumë, është një nga shkollat më të mira për trajner dhe pastaj gjërat ndryshuan, pasi me përvojat ndryshon mënyra e të menduarit. Unë mendoj se sistemi i lojës është i rëndësishëm, por më të rëndësishme janë parimet. Më shumë se skema e lojës është altruizmi dhe bindja e lojtarëve. Unë duhet të gjejë idenë si ata të përfshihen në lojë. Sa i përket Ronaldos është një profesionist i madh. Është serioz dhe profesional, po ashtu edhe Ibrahimovic, ai është njeriu skuadër. Anglezët hanin vezë të skuqura para ndeshjes. Por nuk duhet të fiksohesh pas këtyre gjërave. Anglezët janë ushtarë, italianët janë krijues, aty ku shkoj duhet të njoh kulturën dhe traditën e skuadrës për mënyrën sesi luan. Ndërsa kam mësuar edhe disa gjuhë, por gjermanishtja tani është e pamundur. Ka pasur lojtarët që më kanë thënë nuk duhet të martohem, por si t’ia bëj”. Kryeministri Rama ka vlerësuar librin dhe praninë e Ancelotit në Shqipëri. Në fund teknikut Anceloti iu dhurua një bluzë me mbishkrimin në kopertinën e librit që do të botohet edhe në Shqipëri.

Artikulli paraprakKUSH MBAN PËRGJEGJËSI PËR EFEKTIVËT E VRARË?!
Artikulli tjetërVASILI: NUK KA MOSMARRËVESHJE MES METËS E HAXHINASTOS