Sipërmarrësi shkodran Andi Efovia i cili jeton dhe punon në Kanada kohët e fundit është bërë pjesë e një donacioni për një shkollë në Filipine. Përmes dhurimit të qindra dollarëve, sipërmarrësi shkodran Efovia i ka ardhur në ndihmë fëmijëve filipinez për një arsimim sa më të mirë në të ardhmen. Komuniteti i shkollës atje falenderoi sipërmarrësin Efovia për këtë donacion të dhënë nga ana i tij duke thënë se do t’i ndihmojë ndjeshëm ata. Donacioni u bë në ngjarjen e mbledhjes së fondeve në Sulltan Kudarat në Filipine për shkollën Notre Dame me dhurimin e disa qindra dollarëve për të ndihmuar në ndërtimin e një objekti të ri brenda asaj shkolle. Pjesë e këtij donacioni është edhe bashkëshortja e sipërmarrësit Efovia. Ndërkohë ky donacion u përcoll edhe nga shkolla në Filipine në gjuhën angleze teksa thuhet:

“In fundraising event in Sulltan Kudarat in Philippines for Notre Dame school were several hundred $ were donated to help building a new facility inside. Donator is Andi Efovia. His wife is part of this initiative”.

Artikulli paraprakPËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR JEP INFORMACION RRETH ZJARRIT TË RËNË NË FSHATIN KAPRRE NË SHALË