Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet ende në udhëkryq si një proces i gjatë që nuk është e qartë sa kohë do të marrë. Por vetvetiu qëndrimi statik për të qenë pjesë e kësaj familjeje shtron para pikëpyetjen nëse për situatën me të cilin do të përballet biznesi në një mjedis krejt të ri operimi.

Një studim i ndërmarrë me nismën e e projektit “Mbështetje për Negociatat e Anëtarësimit në kapitujt ekonomik te Legjislacionit Evropian“, SANECA* financuar nga Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ përmes Qendrës Shqiptare për Konkurrencën dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT) hedh dritë mbi disa prej çështjeve më të rëndësishme të lidhura me biznesin dhe anëtarësimin në BE.

Referuar studimit 43% e bizneseve nuk e dinë nëse do të jenë të aftë të përballojnë kostot që parashtron për ta anëtarësimi ndërkohë që 19 % janë të bindur që nuk do të mund t’i përballojnë. Vetëm 38 % e bizneseve të anketuara kanë bindjen se mund të përballojnë kostot.

Koha e përgatitjes për anëtarësimin e BE-së cilësohet e nevojshme për bizneset dhe shumica prej tyre , të paktën 59% gjykojnë se do t’ju duhet 4-7 vite ndërkohë që 26% më shumë se 8 vite. Një pakicë prej 8 për qind llogarisin 1-3 vite dhe më pak se një vit 7 % e bizneseve.

Sa i takon përfitimeve në afatgjatë dhe nëse ato do të tejkalojnë kostot vetëm 45 % janë të bindur që po ndërsa 38 % nuk e dinë dhe 17 % nuk mendojnë se do të tejkalohen.

Anëtarësimi dhe koha për këtë proces është një tjetër pyetje e anketës ku 48% e bizneseve janë shprehur se kjo do të ndodhë brenda 2030 ndërsa 25% brenda 2040, 27 për qind parashikojnë që kjo të ndodhë pas 2040 ose kurrë.

Në këtë kontekst sa i takon problematikave që pengojnë Shqipërinë bizneset kanë renditur si arsyen kryesore institucionet e dobëta(34%), kultura politike (32%), ekonomia dhe standardet e dobëta 30% dhe diskriminimi kundër Shqipërisë 4 për qind.

Në rast anëtarësimi bizneset shohin se sektorët që do të përfitonin më shumë do të ishin turizmi me 33 për qind dhe bujqësia me 31 %. Më pas vijnë prodhimi industrial me 28 % dhe shërbimet me 8 %.

Tek përfitimet kryesore të anëtarësimit bizneset vlerësojnë se mbrojtja dhe siguria ligjore janë kryesoret me 34 % dhe më pas vijnë rritja e xhiros dhe eksporteve me 31 për qind, rritja e cilësisë së produktit me 24 % dhe 11% ulja e kostove të prodhimit.

Tek kostot kryesore të anëtarësimit me nivel më të lartë cilësohet ajo e përshtatjes me rregulloret dhe standardet e BE-së me 47%ndërsa e dyta është presioni dhe konkurrenca r produkteve europiane me 28% dhe investimet në teknologji të reja me 16 për qind.

Informimi mbi procesin dhe vetë Bashkimin Europian në pjesën më të madhe bëhet nga partnerët europianë të kompanive dhe më pas nga media tradicionale. Shteti është i katërti sa i takon kanalit të informimit.

ACIT kreu anketën me një kampion prej 188 biznesesh përmes intervistave të thelluara. Bizneset ushtrojnë aktivitetin në 7 qarqe dhe i përkasin sektorëve të ndryshëm dhe kanë në përbërje numër të ndryshëm të punësuarish dhe xhirosh vjetore.

* Projekti SANECA po mbështet Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për t’u përgatitur për bisedimet e anëtarësimit në kapitujt 1, 3, 20 dhe 28 që kanë të bëjnë me tregun e përbashkët europian dhe lëvizjen e lirë të mallrave, politikat industriale dhe të drejtën e themelimit të kompanive, si dhe me mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit publik.

Në vitet e fundit, ky studim është i pari që targeton në mënyrë specifike komunitetin e biznesit dhe mëton të vlerësojë në detaje nivelin e njohurive lidhur me procesin e integrimit europian. Studimi mëton të vleërsojë edhe nevojat që ky komunitet ka për të rritur kapacitetet e veta, me qëllim që të mund të kthehet në një partner real të qeverisë në përgatitjet e bisedimeve për anëtarësim me BE-në.

Artikulli paraprakULEN NDJESHËM TEMPERATURAT, TERMOMETRI DO TË SHËNOJË -1 GRADË CELSIUS
Artikulli tjetërPRESIDENTJA E KE: QËLLIMI YNË, TË VAKSINOJMË 70% TË POPULLSISË SË BOTËS DERI NË MESIN E 2022-IT