I quan të turpshme sulmet që po i bëhen deputetes së Partisë Demokratike Rudina Hajdari, nga vetë partia e saj.
Ish-kryetari i PD-së në Gjirokastër, tashmë anëtar i kësaj partie, Roland Bejko, thekson faktin se bija e kujt shtë Rudina, që njëjtë si i ati, Azem Hajdari, edhe ajo nuk i bindet urdhrave të partisë, kur bindja dhe instikti i thonë se shumica e ka gabim.
Rudina Hajdari ka refuzuar të heqë dorë nga mandati i deputetit, duke dalë kundër vendimit në bllok të grupit të PD-së.
‘Kërcënimi’ për ta përjashtuar atë nga partia sipas Bejkos bie ndesh me lirinë e mendimit ndryshe që personifikon Partia Demokratike. Bejko i del në krah Hajdarit kur i thotë se ajo nuk është vetëm.
“Të gjitha hienat duhet ti rinë larg Rudina Hajdarit. Mos t’ju gënjejë mendja. Ajo nuk është vetëm. Pisa!. Rregulli në parti nuk sigurohet nëpërmjet kërcënimit se po nuk mu binde të përjashtoj.
Disiplinën në parti nuk mund ta sigurojnë as piranjat që sulmojn nëpër rrjetet sociale me fyerje e shpifje këdo që nuk mendon si ata. Dhe në këtë kuadër i gjej të padrejta sulmet politike, anatemimet dhe letrat publike që i adresohen zj. Rudina Hajdari duke i bërë thirrje që të dorëzojë mandatin.
Rudinës po i kërkohet të bëjë atë që bënte dhe Ati i saj. Pikërisht atë është duke bërë edhe ajo. Po mendohet dhe do vendosë vet. E lirë. Me ndërgjegje. Ashtu si në gjallje babai i saj. Në mënyrë atipike. Ndoshta edhe përkundër vendimit të shumicës. Sepse ajo është vajza e Azem Hajdarit dhe lirinë e ka në ADN”, – shkruan Bejko në një reagim në Facebook.
Bejko thotë se ai personalisht e mbështet vendimin e PD-së për djegien e mandateve, por thotë se nëse Rudina Hajdari vendos të mos dorëhiqet, dhe PD më tej e përjashton nga partia, atëherë ai deklaron se nuk do të jetë më anëtar i PD-së.
“Për hir të asaj se mos më mërzitet kryetari apo turmat e inatosura, unë nuk do pranoj të jem hija e vetvetes, pra hija e studentit të Dhjetorit 90”, përfundon anëtari i PD-së.