Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit të prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, znj. Doloreza Musabelliu.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), znj.Musabelliu.
Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z.Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Arben Kraja.