Angela Merkel gjatë një takimi me mbretin Salman në Arabinë Saudite ka shmangur protokollin e vendit duke mos vendosur shami në kokë.

Gratë në mbretërinë saudite i nënshtrohen kodeve strikte të veshjes në publik të cilat përfshijnë fustane të gjata deri në fund të këmbëve dhe flokët e mbuluara me shami. Merkel gjithashtu ka bërë thirrje për ndalimin e burkës në Gjermani. Por nuk është e para që e ka bërë këtë gjë. Gjithashtu Hillary Clinton dhe Michelle Obama kanë refuzuar të vendosin shaminë. Kjo gjë nga disa kritikë shihet si një shenjë e shtypjes.

Artikulli paraprakFATMIR MEDIU KAFE PUNE ME AMBASADORIN DONALD LU
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI ME FURGONIN E MBUSHUR ME REFUGJATË AFGANË