Janë mbushur 50 vite nga dita kur arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra nisi rrugën e meshtarisë. Ky vit jubile u festua përmes një koncerti në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër nga maestro Gian Vito Tannoia.

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra tha se 50 vitet e tija në meshtari janë një dhuratë e Zotit për të të cilit i shërbeu me devotshmëri.

Momentet e gëzueshme por edhe të vështira kanë qenë të shumta në këto 50 vite të monsinjor Massafrës në rrugëtimin e tij si meshtar.

Arqipeshkëvi i ardhshëm i Shkodrës Giovanni Peragine falenderoi Massafrën për shërbesën e përkushtuar prej 5 dekadash.

Angelo Massafra prej 27 vitesh shërben si arqipeshkëv i Shkodrës nga 50 në total që ka si meshtar. Për shkak të moshës së pensionit, në fund të këtij viti do të zëvendësohet nga arqipeshkëvi i ri Giovanni Peragine ndërsa pritet të vijojë më pas shërbesën ndaj Zotit në shtetin italian nga ku erdhi fillimisht drejt Shqipërisë.

https://youtu.be/e28jlwqQrzk

Artikulli paraprakNË 2 VITE, 69 SULME KIBERNETIKE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërPREZANTOHET PRESIDENCA E RE E BOKSIT