Ben Chilwell do të humbasë Kupën e Botës në Katar. Mbrojtësi i Anglisë e ka të pamundur të marrë pjesë në kompeticionin që nis pas pak ditësh, për shkak të një dëmtimi.
25 vjeçari doli nga loja në fund të sfidës së Chelseat në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit të mërkurën. Ai ka dëmtuar pjesën e pasme të kofshës së majtë pasi ka bërë një sprint, duke u rrëzuar në tokë.
Futbollisti u ndihmua nga stafi mjekësor i Chelseat dhe u fotografua duke lënë Stamford Bridge me paterica. Klubi i Premier League konfirmoi të shtunën se bëhet fjalë për një dëmtim mjaft serioz.
Chilwell, i cili ishte pjesë e skuadrës së Anglisë për Euro 2020, humbi një pjesë të sezonit të kaluar për shkak të një këputje të ligamentit, por ishte rikthyer në grupin e parë të Chelseat këtë sezon me 13 paraqitje në të gjitha garat.
“Pas dëmtimit punova shumë për t’u siguruar që të isha gati për Kupën e Botës. Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja,” shkroi i pikëlluar Chilwell në Twitter.
Following my ACL injury I worked so hard to make sure I was ready for the World Cup. It has always been a dream of mine. Unfortunately, this won’t be possible following my scan results. I’ll do all I can to get back playing for Chelsea ASAP. Thanks for the messages of support 💙 pic.twitter.com/2H01Whhfhn
— Ben Chilwell (@BenChilwell) November 5, 2022