Majlinda Angoni zhvilloi një takim me përfaqëuesit e biznseseve dhe drejtuesin e dhomës së tregtisë ku prezantoi pikën kyesore të programit ekonomik, ndërtimi i “Këshillit Ekonomi” të Shkodrës. Këshilli Ekonomik i Shkodrës do të funksionojë si një forum bashkëpunimi mes bizneseve dhe pushtetit lokal për vendosjen e prioriteteve per biznesin, më shumë lehtësira, thjeshtësim procedurash dhe hartimin e një pakete që mbështet biznesin e vogël dhe të mesëm.

Ndërtimi i një partneriteti me biznesin dhe një klime të përshtatshme për bizneset e reja do te japin frymëmarrje ekonomisë dhe më shumë mundësi për të rinjtë për tu bërë pjesë e sipërmarrjes.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, ORGANIZOHEN “KARNAVALE N’KATEDRALE”
Artikulli tjetërKANDIDATI BUSHATI: SHKODRËN IA RIKTHEJMË SHKODRANËVE