Fluturimi i parë në orbitë, i anijes kozmike të Elon Musk pritet të nis më 20 prill, ndërsa SpaceX ka publikuar një animacion të ri që jep një ide se si planifikon zbarkimin e njerëzve në Mars brenda 5-10 viteve .
SpaceX po përgatitet të nisë anijen e saj Starship në një fluturim testi në orbitë, me qëllimin e nisjes së ngarkesave dhe njerëzve në misionet në hënë dhe Mars ndërsa Musk tha do të shohë jetë në Mars.
Data për nisjen e parë provë të Starship mund të jetë 20 prilli ndërsa kompania në fakt ka përshpejtuar përgatitjet javët e fundit. Nëse lëshimi do të rezultojë i suksesshëm, Starship do të bëhet raketa më e fuqishme në histori, falë 33 motorëve që gjenerojnë afro 7.5 milionë kilogramë shtytje.
Ndërkohë, SpaceX ka publikuar një animacion të ri që jep një ide se si planifikon të zbarkojë njerëzit në Planetin e Kuq brenda 5-10 viteve me anijen kozmike Starship prej 3 miliardë dollarëshe.
Animacioni përfundon me astronautët që zbarkojnë në sipërfaqen e Marsit dhe përgatiten të dalin nga anija kozmike. Por kjo nuk është hera e parë që Elon Musk teston një anije kozmike pasi në 2021 një anija kozmike nga kompania “Starship” u shkatërrua gjatë një përpjekjeje për tu ulur edhe pse nisjen e kishte bërë më sukses. Ajo arriti lartësinë e synuar prej rreth 10 kilometrash pas nisjes.