Një anije turistike me italianë dhe shqiptarë në bord është shpëtuar nga Roja Bregdetare në Vlorë pasi pësoi defekt në Karaburun.

Roja Bregdetare u sinjalizua në orën 18:15, ndërsa ndërhyri me shpejtësi dhe në 18:50 turistët shqiptarë dhe italianë që ishin në bord u shpëtuan. Në 19:00 anija u imbarkua në portin e Vlorës, ku të gjithë turistët janë në gjendje të mirë.

Anija kishte probleme me sistemin e helikave e zhurma dhe si pasojë kishte humbur shpejtësinë duke mbetur në Karaburun.

Artikulli paraprakGREQI, 23 TË ARRESTUAR NË NJË OPERACION ANTI DROGË, MES TYRE NJË SHQIPTAR
Artikulli tjetërTENSION NË KAMPIN E REFUGJATËVE, KONFRONTIME NË ISHULLIN GREK TË TEJMBUSHUR ME EMIGRANTË