Shkodra është e treta në rang kombëtar për numrin e lartë të ankesave që qytetarët dërgojnë për policinë tek Shërbimi Për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave duke u renditur pas Tiranës dhe Durrësit. Një gjë të tillë e bëri të ditur shefi i sektorit të inspektimit tek SHÇBA Sterjo Golloshi gjatë një fushate promovuese të SHÇBA me nxënës të shkollave të mesme
Ankesat për policinë e Shkodrës janë për sektorë të ndryshëm por kryesisht lidhen me policinë rrugore dhe të rendit
Nga këto 95 ankesa të bëra në nëntë mujorin e parë të këtij viti për policinë e Shkodrës nga ana e qytetarëve nuk ka asnjë efektiv të larguar thotë Golloshi
Për nëntë mujorin e parë të këtij viti për policinë e Tiranës qytetarët kanë dërguar 336 ankesa, për policinë e Durrësit 117 ankesa dhe më pas e treta është policia e Shkodrës me 95 ankesa nga ana e qytetarëve, raste të cilat janë hetuar por pa pasur largime nga puna.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave zhvilloi edhe disa takime të tjera me studentë, në pikat doganore dhe institucione të ndryshme në Shkodër, fushatë e SHÇBA që do vijojë edhe në qytete të tjera.