Deputeti demokrat Luan Baçi ka reaguar për ankimimin e Enkelekd Alibeaj në KAS për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Nëpërmjet një postimi në Facebook, referuar kryetarit të komanduar të PD, Enklejed Alibeaj, Baçi ka shkruar se vulën dhe siglën ia dha kryeministri Edi Rama. Sakaq ka shkruar se ‘nuk ka problem’ për këto dhe fondet si dhe ‘dhuratat e qeverisë’, teksa ka ngritur pyetjen se çfarë pune i prishin demokratët që garojnë përballë mazhorancës pa siglën e tyre.

Postimi i plotë:

Ne fakt nuk ke faj ti, mirë ben, kështu vazhdo, mos lër gjë pa bërë, luftoi demokratët deri në fund, mos ndalo, përdori të gjitha mënyrat, nga më të ndyrat, se vetëm kështu, kënaqet punëdhënësi jot! Ne Kuvendin e Korrikut te 2021, duartrokitët pa pushim kur hyri doktor Berisha ne kuvend, qëndruat në këmbë deri sa u ul dhe po të njëjtën gjë edhe kur iku dhe nuk ndalonit se buzëqeshuri për t’i rënë sado pak në sy! Pas 9 Shtatorit se patë për gjë, të thoje, mbase ka ardhur koha, që PD edhe mund të mos ekzistoj nuk ka problem, do të lindë prapë dielli nesër, perifrazove! Pastaj nuk e kuptuam se si të hyri kjo dashuri e madhe, për ta “forcuar” PD dhe po bën çmos që ta prezantosh denjësisht me kandidat qe i propozon vet, i voton vet, dhe i vendos vet!

Po mirë vulën ta dha Rama edhe siglën ta dha, fondet mbi 1 milion € nga buxheti i shtetit do ti marrësh, plus ” dhuratat” qeveritare s’po i quajmë se nuk e dimë sa janë! Po çfarë pune te prishin demokratet që po garojnë, përballë mazhorancës me mundësitë e tyre, me financat e tyre, pa siglën e tyre, qe ti e mban ne xhep, si Ferto Fetahu ne Cakran, që nuk do ti lesh të garojnë edhe kështu, në një koalicion opozitar, me kandidat që i kane votuar vet me një anëtare një vote? Çfarë pune te prish EVDAR KODHELI ne Fier që në fushatën e 25 Prillit 2021 ishte pjesë e fushatës tënde, punoi personalisht për ty, madje të solli dhe shume biznese sponsorizuese, qe nuk e di askush ku përfunduan? Po strukturat e kësaj dege, anëtarët dhe simpatizantët e shumte, qe ishin te gatshëm sa here qe te duheshin, dhe me çdo gji që te duhej, me gjithë hallet e shumta qe kishin vet, çfarë te kane bere? Çfarë pune te prish RESMI SHANAJ ne Mallakastër që të mbështeti pa kushte? Çfarë te ka bere EDUARD SHARKA, qe ne zgjedhjet e 2021, punoi dhe kontribuoi aq shume duke sjelle te PD mijëra vota, pa asnjë ndihme nga ju? Çfarë të ka bere AUREL MALKO në Divjakë që në çdo takim dhe çdo ditë, vetëm punonte për ty?

SOFIE ALUSHAJ në Patos, doktoresha e respektuar dhe e kudogjendur dhe demokratët e nderuar aty, çfarë të kanë bere që i lufton dhe u vë kandidat përballë, që të fitoje lehtësisht Rama! MERDIT HAZISAJ ne Rroskavec dhe gjithë ata demokratët e nderuar dhe te pa epur te asaj zone, qe te prisnin dhe përcillnin si te ishe pasha, çfarë të kanë bërë, që nuk i le rehat? Çfarë të kanë bërë demokratët e këtij qarku, që nga hiçi të ngritjen dhe të çuan shumë lartë, aty ku nuk e kishe menduar! Ata vetëm të kanë dhënë, kanë harxhuar, janë konsumuar, të kanë respektuar, të kanë vlerësuar, me shumë se këdo tjetër! Ky është shpërblimi dhe mirënjohja juaj? E drejta vonon, po nuk harron!

Artikulli paraprakZAKONI I PËRDITSHËM QË UL NDJESHËM RREZIKUN E VDEKJES SË PARAKOHSHME
Artikulli tjetërMAQEDONIA E VERIUT MERR MASA PAS RAPORTIT TË DASH