Kolegji Zgjedhor po shqyrton ditën e sotme ankimimin që Sali Berisha ka bërë ndaj vendimit të KAS, i cili urdhëroi KQZ që të regjistrojë PD-në e Alibeajt në zgjedhje. Berisha kërkon regjistrimin e PD me të si kryetar. Trupa gjykuese që po shqyrton këtë çështje përbëhet nga gjyqtarët Blerona Hasa (Relatore); Manjola Xhaxho (Anëtare); Emona Muҫi (Anëtare); Esmeralda Xhili (Anëtare); Alma Kolgjoka (Anëtare).

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, tha se PD nuk ka dërguar asnjë kërkesë në Kolegj Zgjedhor dhe Sali Berisha nuk legjitimohet. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe përfaqësuesja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ndërkohë që kjo u kundërshtua nga përfaqësuesi i Berishës. Kolegji tha se formalisht kërkesat janë shqyrtuar nga KAS dhe gjykata duhet ta marrë në shqyrtim.

Artikulli paraprakNIKOLLA PRET PRESIDENTIN AUSTRIAK! VAN DER BELLEN: SHQIPËRIA KA BËRË PROGRES NË RRUGËTIMIN EUROPIAN
Artikulli tjetërPAS TORNADOS QË I MORI JETËN 26 PERSONAVE, MISISIPI MUND TË PËRBALLET ME MOT TË ASHPËR